TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqiptarja nga Maqedonia u vu re për herë të fundit në një lokal pranë shtëpisë së saj dhe që prej atëherë është zhdukur. Sipas mediave, dyshohet se Adea mund të jetë vrarë nga i dashuri i saj. Ky i fundit, vrau veten mbrëmjen e së enjtes gjatë ndjekjes nga policia në Los Angelos.
Sipas “People.com”, personi që pretendohet se ka qenë i dashuri i Adea Shabanit, po ndiqej nga policia me makinë, përpara se të vetëvritej me armë. Viktima është identifikuar si Christopher Spotz 33 vjeç, aktor.
Ai po drejtonte një makinë Toyota kur po ndiqej nga policia, që dyshohet se ishte përdorur në një vrasje. Autoritetet i frikësohen fakti se shqiptarja nga Maqedonia mund të jetë vrarë dhe trupi i saj mund të mos gjendet kurrë. Policia amerikane nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin.