TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një krim makabër ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku burri ka vrarë gruan duke e goditur me çekiç në kokë.
Autori i krimit është Bashkim Teli rreth 70 vjeç, i cili menjëherë pas ngjarjes është arrestuar nga policia.
Viktima është identifikuar si Suzana Shemuni, 58 vjeç, e cila ishte gruaja e dytë e autorit. Ata kishin tre vite që jetonin me njëri-tjetrin.
Çifti njihej si problematik nga banorët e zonës, dhe kishin pasur grindje të shpeshta.
Bashkim Teli është baba i dy vajzave të rritura, i ve dhe për të shkolluar vajzat i kishte ndjekur në Tiranë duke jetuar për shume vite në shtëpi me qira në kryeqytet.
Aty ishte njohur me Suzana Shumanin edhe ajo nënë me fëmijë.
Sapo kishte dalë në pension 68-vjeçari kishte marrë Suzana Shumanin dhe kishin vendosur të bashkëjetonin në Shkodër në banesën e tij.
Krim ika ndodhur në afërsi të lagjes “Parrucë”, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të cilat e çuan autorin në ndërmarrjen e këtij veprimi. /Faxweb
NGJARJA:
Rreth orës 24:00 çifti kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Në debat e sipër Bashkimi ka marrë një mjet të fortë prej hekuri dhe e ka goditur bashkëjetuesen duke e lënë të vdekur në vend.
69-vjeçari është arrestuar pak metra larg banesës. Pas kryerjes së veprimeve nga grupi hetimor, trupi i viktimës është dërguar me një ambulancë të spitalit rajonal të Shkodrës drejt morgut për këqyrje të mëtejshme. Në polici autori është treguar krejt i qetë ndërsa nuk ka qenë në gjendje të dehur siç pretendohej fillimisht
Ai ka rrëfyer se pas një debati me bashkëjetuesen e ka goditur atë me mjetin e fortë.