TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e Kristian Panuçit pasi pankina e tij lëkundet shumë fort dhe këtë nuk e dinë vetëm ata që kanë ndjekur rregullisht përfaqësuesen shqiptare. Tekniku rrezikon shkarkimin pas paraqitjeve shumë të dobëta me përfaqësuesen dhe lajmi tanimë ka përfunduar edhe në mediat e rëndësishme italiane.
Pas humbjes 4-1 ndaj Ukrainës, portale të ndryshme italiane kanë raportuar të gjitha se loja e shëmtuar që Shqipëria ka treguar në dy takimet e fundit rrezikon seriozisht trajnerin i cili ka fituar shumë pak duele në drejtimin e kuqezinjve dhe se loja nuk bind shumë.
Faqe interneti të njohura si “calciomercato.it”, “il Messaggero” apo “TMW” kanë raportuar se situata e teknikut është e komplikuar pasi nuk po përmbush pritshmërinë që kishte ndaj tij në momentin kur erdhi në Shqipëri për të zëvendësuar De Biazin.