AKTUALITET, 3 Qershor 2018, 21:52

Live/Rita Ora në skenë: Kokën e kuqe e kam, se jam në Shqipëri

Live/Rita Ora në skenë: Kokën e kuqe e kam, se jam në

Rreth orës 21:30 këngëtarja Rita Ora është ngjitur në skenën e improvizuar në Sheshin Skënderbej ku janë mbledhur qindra persona për ta ndjekur. Bie në sy ndryshimi i ngjyrës së flokëve, një e kuqe e ndezur që të kujton Rihanën. Rita është veshur me ngjyre te verdhë dhe në skenë ka folur anglisht megjithëse herë pas here dëgjohej të bertiste: Hajde!