TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, po viziton ekipin kombëtar të vendit të saj, i cili ndodhet në Apiano në Tirolin e Jugut, në veri të Italisë, ku dhe po stërvitet ekipi i Johakim Lëvit për Botërorin 2018.
Pasi udhëtoi me avion deri në Insbruk të Austrisë, dhe më pas mori helikopterin deri në Bolzano të Italisë, ajo vazhdoi më tej me një limuzinë deri në Apiano.
Merkel u prit nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, menaxheri i kombëtares, Oliver Bierhof dhe mesfushori Sami Khedira, shkruan Bild.de.
Ajo do të takojë futbollistët në hotel, dhe më pas do të hajë darkë me ta, ndërkohë që do të largohet sërish në drejtim të Gjermanisë në mbrëmje vonë.
Gjermania është kampionia në fuqi e Botës, titull i fituar në Brazil 2014.
/TPZ.Al/