AKTUALITET, 3 Qershor 2018, 20:40

Nis me incident koncerti i Rita Orës, qytetarët i kërkojnë ‘llogari’ Lali Erit

Ka nisur prej disa minutash tashmë në Sheshin Skënderbej, koncerti që është reklamuar prej javësh, dhe ku do të ngjitet në skenë këngëtarja me famë botërore Rita Ora. Para saj ka menduar që ta ndezë atmosferën këngëtarja Kida.

Po duket se me rrjetet sociale të Lali Erit ka pasur një problem, pasi koncerti po jepej pa zë. Ndjekësit i kanë kërkuar menjëherë llogari kryebashkiakut për këtë incident dhe me siguri që do të riparohet.

Derimë tani nuk është parë ndonjë prani e jashtëzakonshme e qytetarëve në shesh. Ndoshta kanë menduar që të mblidhen edhe më shumë në momentet që do performojë Rita.

(FAXWEB.AL)