TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkëlqim Muça mendon se përfaqësuesja që ka paraqitur Panuçi në fushën e lojës kishte mangësi të mëdha dhe se ai duhet të zgjedhë fillimisht formacionin titullar. I ftuar në TVSH, ai deklaroi se nuk ka edhe një skemë me të cilën të luajmë.
Edhe kjo ndeshje ka nxjerrë në pah shumë mangësi të skuadrës tonë, isha që në fillim skeptik duke parë lojtarët në dispozicion për këto ndeshje. Nuk ka shumë cilësi dhe natyrisht që jemi ende 11 lojtarë të vendosur në fushë, por nuk është akoma një skuadër, nuk ka grintën e duhur, ekip i organizuar jo mirë, si në mbrojte e sulm.
Nuk kemi një organizim të saktë, ashtu edhe si në aspektin mbrojtës. Ne krijojmë shumë hapësira në mbrojtje. Jemi gjithmonë në vështirësi në sulm se nuk gjuajmë në portë, kemi mangësi shumë të mëdha.
Skema? Trajneri ka shumë gjëra në kokë dhe do t’i provojë dhe në pjesën e parë golat erdhën nga qendra dhe në të dytën futi 3 në qendër. Në pjesën e parë luanim nga krahët, në të dytën me skemën me 3 në mbrojtje dhe me 2 sulmues, ai bëri prova. Duhet të bindet se me cilën skemë do të luajë”, tha Muça.