AKTUALITET, 3 Qershor 2018, 20:35

Fushë-Krujë, përplasen dy mjete, në gjendje të rëndë 4 persona

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites në aksin Fushë-Krujë-Vorë, në afërsi të zonës së quajtur Budullë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një mjet tip “Ford” me targa DR 1631 F është përplas me një mjet tip “Golf” me targa TR 9433 M.

Si pasojë janë plagosur rëndë 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se shkak i aksidentit është  bërë një parakalim i gabuar. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

( Mjeti i aksidentuar sot në aksin Fushë-Krujë-Vorë )