AKTUALITET, 13 Tetor 2018, 13:51

Policia në aksion, arreston në flagrancë gjashtë persona. Ja pse akuzohen

Policia në aksion, arreston në flagrancë gjashtë persona. Ja

Ne vijim te kontrolleve të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës, vetem ne 12 ore, policia ka arrestua ne kushtet e flagrancës 6 persona.

Sipas policise, ata janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l. Krahas ketye, policia njofton se ka pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.

Gjatë 12 orëve të fundit janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l – 1.08 mg/l.

Gjithashtu nga kontrollet :

– Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.

Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore ??‍♀, mbetet e angazhuar me të gjitha burimet e saj njerëzore dhe logjistrike për të garantuar siguri, për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Fundjava është akoma me e bukur dhe e sigurt, nëse ju nuk drejtoni ?, pas përdorimt të ??, dhe nëse ju nuk qarkulloni me shpejtësi ✈