TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has.
Sipas informacioneve paraprake, 46-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet sportiv, i cili dyshohet se është përmbysur gjatë lëvizjes. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit.
Në aksident është plagosur edhe vëllai i viktimës, 38 vjeç, i cili është transportuar drejt spitalit të Kukësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Krumë/Informacion paraprak
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.