AKTUALITET, 31 October 2026, 18:09

Policia përdor dron ndaj protestuesve, momenti kur rrëzohet mes turmës (VIDEO)

Policia përdor dron ndaj protestuesve, momenti kur rrëzohet mes

Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.

Siç shihet edhe në pamje, në një çast droni ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Menjëherë pas këtij momenti, forcat e Policisë kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve.

Pas kësaj situate studentët protestues u larguan nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe u zhvendosën në rrugën Myslym Shyri, por edhe aty u përballën me uniformat blu.

Më pas protestuesit u futen në rrugicat e zonës, për tiu shmangur policisë.