AKTUALITET, 27 Gusht 2019, 22:58

Atentati në Tiranë/ Ja si u eleminua viktima

Atentati në Tiranë/ Ja si u eleminua viktima

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën "Xhanfize Keko", në zonën e Xhamllikut.

Një person është qëlluar për vdekje në makinë dhe më pas autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, e ndërsa burime bëjnë me dije se autorët janë larguar drejt zonës së Freskut.

Viktima është ende brenda makinës ku e eleminua, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.