AKTUALITET, 29 Tetor 2018, 21:41

Muzaka dhe Bregu magjikë, Skënderbeu dërrmon Partizanin

Muzaka dhe Bregu magjikë, Skënderbeu dërrmon Partizanin

Ashtu si në fazën e parë, Skënderbeu i shkakton një tjetër humbje Partizanit. “Demat” u mundën në “Selman Stërmasi” me rezultatin 0-2 me golat e Muzakës dhe Bregut, që shënuan në pjesën e dytë.

“Demat” ishin disi më kërkues, pasi ngacmuan më shumë me Asanin, por pa rrezikuar seriozisht portën e Teqes. Edhe fillim i pjesës së dytë nuk kishte shumë ritëm dhe sërish raste e rrezikshme ishin me pikatore. Bekimi i korçarëve erdhi nga stoli, me Muzakën që kthe u në gol mundësinë e parë që ju dha. Mesfushori që në prekjen e parë mundi që të realizonte “perlë”, pas harkimit fantastik të Ditës.

Në minuta e mbetura Partizani e shtoi presionin, por nuk arriti dot që të gjente golin e barazimin, pasi juglindorët ishin të vendosur mjaft mirë në fushën e blertë. Në sekondat e fundit kishte kohë dhe për një gol mjaft të bukur të Dejvi Bregut. Eksperienca në këtë pikë i ndihmoi korçarët që morën një tjetër fitore me shumë vlerë, kjo për faktin se mundin një rival direkt për titull.

“Ujqërit e dëborës” arrijnë që të parakalojnë “demat” në klasifikim dhe komandojnë ata në javën e 10-të të Superiore. Partizani lë kreun, duke pësuar humbjen e dytë, sërish nga Skënderbeu. Kryeqytetasit kanë dhe presionin e Kukësit që është vetëm 3 pikë larg.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 10

PARTIZANI 0-2 SKËNDERBEU

Shënues: Muzaka 64′, Bregu 90+5′