AKTUALITET, 15 Shtator 2019, 10:23

“E mo qukapiku babit, ku hyn ti nuk…”- Kodet dhe pseudonimet, kush është kreu i grupit kriminal i arrestuar në Greqi

“E mo qukapiku babit, ku hyn ti nuk…”- Kodet dhe pseudonimet,


Përgjimi i bisedave telefonike mes anëtarëve të 4 grupeve kriminale, që u goditën gjatë operacionit “Limit”, ka zbardhur rolet e secilit prej të arrestuarve në Greqi e Shqipëri, por edhe vendet ku sigurohej droga, si trafikohej dhe si merreshin paratë.

Gazeta “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, prej 60 faqesh, ku renditen provat dhe përgjimet që implikojnë në trafikun ndërkombëtar të drogës 58 personat e identifikuar, por edhe të tjerë që nuk janë identifikuar ende.

Në vijim të përgjimeve, Prokuroria ka zbardhur transkriptet e trafikantëve, të cilët bisedojnë për çështje të ndryshme dhe ku, natyrisht mburrja, teksa bisedojnë për pazaret dhe interesat mes tyre.

Në dosje theksohet se drejtuesi i grupit kriminal është shtetasi Nikolin Kapurani, i cili është arrestuar më 11 dhjetor të vitit të kaluar në Selanik të Greqisë, bashkë me 30 shtetas të tjerë shqiptarë.

Gjithashtu, në dosje renditen bisedat e Olger Bamllarit, i cili vazhdon të jetë person në kërkim dhe që në shumicën e përgjimeve del si personi që bën lidhjet me anëtarët e tjerë të grupit, për të marrë drogën, por edhe për të dorëzuar paratë.

PERGJIMET

Më 11 dhjetor 2018, në Selanik janë arrestuar 31 shqiptarë dhe një i huaj, ndër të cilët Nikolin Kapurani, si drejtues i grupit kriminal, i cili kishte rolin e shpërndarjes së drogës.

Lënda narkotike trafikohej nga Shqipëria në Greqi nga shtetasi Olger Bamllari dhe Aleksandër Pepi (Bani). Mes Olgerit, Aleksandrit, i njohur edhe me emrin “Veshua” dhe shtetasit me emrin “Bledi” rezident në Greqi, ende i paidentifikuar

është zhvilluar një bisedë telefonike:

Olgeri: E mo, vëlla!

Aleksandri: E mo, vëlla!

Olgeri: E mo!

Aleksandri: Më hyr pak andeja.

Olgeri: E mo!

Aleksadnri: Hyr me pak andej

Olgeri: Mirë, o mirë.

Më pas është përgjuar edhe një bisedë mes shtetasve Olger Bamllari dhe shtetasit Erion Demolli

Erioni: E vëlla

Olgeri: Çar po bën o?

Erioni: Hiç, ja

Olgeri: Po ikën rrugës?

Erioni: Po

Olgeri: Futu ca andej

Erioni: Hë?

Olgeri: Futu një çikë andej se po të shkruaj.

Më pas biseda mes tyre vazhdon me kode.

Olgeri shprehet se ndodhet në Fier, ku dyshohet se ndodhet lënda narkotike e llojit kokainë dhe Erioni ndodhet në Përmet dhe dyshohet se ka lëvizur deri në Gjirokastër, Skrapar për gjetjen e lënës kanabis sativa.

Erioni: E mo vëlla

Olgeri: E mo qukapiku i babit

Erioni: Po ku hyn ti s’hyn drita o burrë i dheut

Olgeri: Hë?

Erioni: Ku hyn ti, s’hyn drita

Olgeri: Nuk të mora vesh

Erioni: Ku hy unë s’hyn drita o burri i dheut, po them

Olgeri: E mo. Po lërë mo ku hyn ti, po unë, unë që e kisha. Të thashë që në fillim pa ashtu.

Erioni: Ku vete unë?

Olgeri: Të thashë unë që në fillim, ore, s’ashtu

Erioni: Më the

Olgeri: Po hë bre vari ka… gabimi qe i imi… Ç’ar po bën ti?

Erioni: Hë? Ja po ja, një çikë bukë

Olgeri: Ku po ha bukë o?

Erioni: Në Përmet

Olgeri: Në Përmet? Mirë o

Erioni: Ç’të bëj. Një supkë

Olgeri: Hiç,unë në Fier do jem…

Olger Bamllari dhe një shtetas i paidentifikuar që ndodhet në Greqi, flasin për një person që e thërrasin Nikshi dhe është shtetasi Nikolin Kapurani. Olgeri i kërkon personit të shkojë të takojë “Pinokun”, t’i marrë “letrat” që nënkupton lekët dhe t’ia dërgojë në Korçë.

Olgeri: Vajtët aty në ay o? Pinoku?

Personi i paidentifikuar: Ku o?

Olgeri: Pinoku

Personi i paidentifikuar: Jo

Olgeri: Hë?

Personi i paidentifikuar: Jo

Olgeri: Po merre mo Nikshin se ia dërguam Nikshit numrin Personi i paidentifikuar:

Mirë o, ja t’i them Nikshit

Olgeri: Edhe shiko, dëgjo, ku je ti?

Personi i paidentifikuar: Unë jam këtu në Kamara

Olgeri: Po ik o, takoje një çikë, ja të dërgoj një numër unë e takoje Pinokun edhe merri ca letra edhe m’i dërgo në… direkt atje.

Olgeri: Diskutoje, diskutoje një çikë me Nikshin se mos ia ka marrë Nikshi edhe ta dërgoj numrin unë, edhe shko merrja e m’i dërgo direkt

Personi i paidentifikuar: Tashi Nikshi do takonte Pinokun për këtë muhabet apo do merrte ndonjë gjë?

Olgeri: Po vetëm për këtë, do merrte këto Nikshi. Thuaj i ka marrë apo s’i ka marrë. Po qe se i ka marrë, mirë edhe t’i dërgojë aty.

Personi i paidentifikuar: Mirë, mirë. Mirë o vëlla

Olgeri: Edhe po qe se na dërguat juve ndonjë gjë mirë do bëni…

Në një tjetër bisedë të zhvilluar mes Olger Bamllarit dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ndodhet në Greqi dhe identifikohet si “Pinoku” dhe ka lidhje me bisedën e mësipërme, që i thotë Olgerit se i ka dhënë personit që ka shkuar e ka takuar dhe duhet të jetë personi tjetër i paidentifikuar që fliste Olgeri, i ka dhënë 2.5, që nënkupton 2500 euro.

Ky person konfirmon se e ka takuar “Pinokun” dhe i ka marrë “ato”. Olgeri i thotë që të bëjë dhe ai të vetat dhe t’ia nisë. Personi i konfirmon se do t’i nisë 3.6, që do të thotë 3600 euro, e konkretisht:

Personi i paidentifikuar: E vëlla

Olgeri: I more o?

Personi i paidentifikuar: I mora. Dëgjon o?

Olgeri: Hë?

Personi i paidentifikuar: Ia dërgova edhe numrin tënd këtij se më tha nëma numrin e Gerit.

Olgeri: Po mo, po, se më tha që joooo, kam hall se ishte apo s’ishte aty. Ishte i vogël tha, s’ishte ay tjetri tha.

Personi i paidentifikuar: Ç’thotë? Hë hë hë…

Olgeri: E shiko të keqen vëllai, shikoni edhe ndonjë gjë juve ç’do më bëni se jam…

Personi i paidentifikuar: Po de

Olgeri: Mirë?

Personi i paidentifikuar: 3.6 është

Olgeri: M’i nis direkt. Mirë?

Personi i paidentifikuar: Ja, mo, tani sa të vete në shtëpi të marr ato dhe do iki. Mirë?

Olgeri: Mirë.