TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Moderatori Ermal Mamaqi e pyeti kryeministrin se nëse bashkohet Shqipëria dhe Kosova cili do e japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, Haradinaj apo Rama.
Pa u menduar fare, Haradinaj ngriti dorën dhe u përgjigj se do e jepte ai dorëheqjen. “E jap unë. Pse jo”, u shpreh kryeministri i Kosovës duke treguar se është e madhe dëshira për të pasur një komb të bashkuar.