TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një Inter dominues ndaj Frozinones, jo vetëm me një fitore komode 3-0, falë dy golave të senegelazeit Keita Balde (10 dhe 82’) dhe Lautaro Martinezit (57’, po me asistin Keita Balde), por edhe në të gjithë treguesit e tjerë teknikë: 72%-28% kontrolli i topit, 11-0 goditjet nga këndi.
Interi, edhe pse luajti pa kapitenin Ikardi (i futur në minutën e 77-të) dhe titullarë të tjerë, pati disa herë mundësi për të shënuar edhe gola të tjerë.
Zikaltërit dëshmuan se janë dhe rivalët më të mëdhenj të Juventusit, së bashku edhe me Napolin. Ekipi i Spaletit për momentin ndodhet në vendin e dytë me 28 pikë, po aq sa napolitanët (një ndeshje më pak).
Interin tani e pret një sfidë e rëndësishme si ajo kundër Totenehemit në Ligën e Kampionëve, në mitikun “Uembli”, një ndeshje tepër e rëndësishme për ecurinë në kompeticionin më prestigjioz për klubet.
/TPZ.AL/
