TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Atletiko Madrid dhe Barcelona janë ndarë me nga një pikë pas takimit të luajtur në “Wanda Metropolitano”, pas barazimit 1-1.
Pjesa e parë u karakterizua me një lojë pasive nga të dyja skuadrat. Barcelona ishte e kënaqur me mbajtjen e topit, ndërsa Atletiko ishte e tëra e vendosur mbrapa duke pritur të shfrytëzonte ndonjë gabim të katalanasve.
Takimi u zhbllokua në minutën e 77-të, teksa Diego Kosta u gjend i pamarkuar gjatë një goditje këndi. Valverde vepron dhe fut francezin Dembele, i cili ia shpërblen besimin, duke shfrytëzuar më së miri pasimin e përhershmit Lionel Mesi.