TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e shtetit ka dhënë detajet e para për atentatin ndaj Saimir Taullaut në Lushnje. Uniformat blu thonë se në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit Saimir Taullau, 47-vjeç, banues në Lushnje.
“Për pasojë ai ka mbetur i plagosur lehtë dhe ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në hyrje-daljet e qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar” – thuhet në njoftimin e policisë.