AKTUALITET, 21 Tetor 2018, 18:16

Arrestimi i ish-drejtorit të Burgjeve, reagon Rama: Keqardhje për të, por...

Arrestimi i ish-drejtorit të Burgjeve, reagon Rama: Keqardhje për
Ish-deputeti socialist Arben Çuko, i cili deri pak kohë më parë mbante dhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është arrestuar ditën e sotme pas urdhrit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një;s’ka dy qasje në raport me drejtësinë, ka vetëm një;s’ka dy fytyra në raport me qytetarët, ka vetëm një! Ne s’jemi e kurrë s’do jemi njësoj si të tjerët. Ne gjithnjë kemi vetëm një krah: DREJTESINE!