TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Portieri i Real Madrid, Iker Casillas vendosi të tërhiqet nga futbolli pas 22 vitesh. Përmes rrjeteve sociale ai ka vendosur ta japë lajmin e lamtumirës nga fusha e blertë.
Karriera e portierit është e ndarë në skuadrat e Real Madrid dhe Portos, ku me këto skuadra ai fitoi thuasje gjithçka. Ndërkohë që ndeshjen e fundit Casillas e luajti në muajin prill, duke i dhënë fund aktivitetit me ndeshjet profesionale të futbollit.
Ndërkohë që Real Madrid pas njoftimit të portierit, në faqën zyrtare e ka konsideruar atë si portierin më të mirë në historinë e klubit.
Iker Casillas në rrugëtimin e tij 22-vjeçar në fushën e blertë ka fituar një herë Kupën e Botës me Spanjën, dy herë Kampionatin Europian, pesë herë La Liga, si edhe tre herë Champions League me fanellën e madrilenëve.