TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vllaznia për sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të ketë një trajner të ri. Sipas informacioneve bëhet me dije se drejtuesit e klubit shkodran janë në bisedime me një trajner, që më herët gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me Gjermaninë.
Deri tani tek Vllaznia është vendosur që Matko Djarmati, të jetë drejtor sportiv dhe ky i fundit preferon që në stol të ulë Thomas Brdaric.
Brdaric është një ish-lojtar i kombëtares Gjermane, dhe ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Wolfsburg.
Tjajneri ka provuar të mbajë veshur dhe fanellën e katër herë kampionëve të botës, duke shënuar edhe një gol. Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017. Tashmë pritet që gjermani të prezantohet tek Vllaznia brenda kësaj jave.