TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Traineri i Manchester City, Pep Guardiola në një intervistë për mediat ndërkombëtare u shpreh se duhet të fitojnë patjetër Champions League këtë sezon pas dështimeve të 4 sezoneve të mëparshëm. Ai gjithashtu tha se nëse nuk fitojnë këtë vit nuk e di se çfarë do të bëj, duke i lënë përshtypjen lojtarëve se duhet ta fitojnë patjetër nëse duan ende ta shohin Guardiolën të qetë.
“Duhet të fitojmë, sepse nuk e di se çfarë mund të provoj nëse nuk ia dal sërish të fitoj Champions me Cityn. Tentuam vitin e parë, të dytin, të tretin, të katërtin… e kemi provuar në të gjitha vitet. Sigurisht që do të jetë dështim nëse nuk e fitoj as kësaj radhe“, deklaron Guardiola.
Manchester City të premten pret Real Madridin në ndeshjen e kthimit për raundin e 1/8 në Champions League. Man City nuk e kanë fituar asnjëhere trofeun me të rëndësishëm të futbollit. Por pas triumfit 2-1 në ndeshjen e parë në Madrid ata janë më të fazorizuar për të kaluar në çerekfinale.