AKTUALITET, 29 Dhjetor 2019, 11:19

Dyshohet se vrau një person, arrestohet polici në Kosovë

Dyshohet se vrau një person, arrestohet polici në Kosovë


Një person është vrarë me armë zjarri në rrugën “Nato 99” në Gjilan, mëngjesin e së dielës. Inspektorati i Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se i dyshuari me inicialet V.H., që ishte përfshirë në përleshje është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Pasi dyshimet ishin se në këtë incident i dyshuar ishte një pjesëtar i Policisë së Kosovës, menjëherë përmes ‘Linjës së kaltër’ janë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e mjekësisë ligjore dhe njësinë rajonale të hetimeve janë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit policor.

I dyshuari, zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në komunikatë.