AKTUALITET, 28 Dhjetor 2019, 22:32

Pesë viktima në bord/ 'Varka fantazëm' gjendet në brigjet japoneze, vinte nga Korea e Veriut

Pesë viktima në bord/ 'Varka fantazëm' gjendet në

Pesë kufoma dhe dy koka njerëzish, janë zbuluar brenda një varke në bregdetin e Japonisë.

Varka u gjet në breg të detit në ishullin Sado të Japonisë, të premten, në veriperëndim nga kontinenti, raporton BBC.

Anija e dëmtuar rëndë kishte shkronjat koreane të pikturuara në anën e saj.

Policia nuk mund të konfirmojë nëse dy kokat i përkisnin kufomave, por mediat japoneze thanë se mbetjet ishin "skeletuar pjesërisht".

Kjo mund të tregojë se viktimat kishin qenë në det për një kohë të gjatë.

"Varkat fantazmë" që besohet se vinë nga Koreja e Veriut, janë mjaft të zakonshme në brigjet japoneze.

Në përgjithësi ato janë bosh ose përmbajnë vetëm viktima. Gjatë dimrit, ekspozimi në det dhe uria, janë shpjegimet më të mundshme për vdekjet e ekuipazhit.

Në incidentet e mëparshme ka pasur spekulime se ekuipazhi i gjetur në "anijet fantazmë", janë defektorë ose spiunë nga regjimi shtypës i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Tensionet e vazhdueshme midis Japonisë dhe Koresë së Veriut, mund të bëjnë një hetim të plotë për varkë më të fundit me viktima.