TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tetë të tjerë.
Aksidenti ndodhi në qytet Rubik, ku një autobus që po lëvizte drejt Kosovës u përplas me një autoveturë tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin Led Caka.
Si pasojë e përplasjes humbi jetën në vend drejtuesi i autoveturës, ndërsa u plagosën tetë pasagjerë të autobusit.
Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga News 24, ku shihet qartë dëmtimi i madh në mjetin e vogël që drejtohej nga Caka, i cili është shkatërruar plotësisht, çka tregon për përplasjen e fortë mes dy mjeteve. Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./ BW