TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori i Turqisë në Mogadishu, Mehmet Yilmaz bën të ditur se 80 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me bombë në kryeqytetin e Somalisë, dy prej të cilëve ishin shtetas turq.
“Në sulmin me bombë në Mogadishu kanë humbur jetën rreth 80 persona prej të cilëve dy shtetas turq”, tha ambasadori i Turqisë në Mogadishu Mehmet Yılmaz.
Një pjesë të plagosurve janë dërguar në spitalin Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytet, tha ai. “Në spital po trajtohen 36 persona. 9 të plagosur janë marrë nën operacion. Sipas informacionit që kemi marrë ka rreth 80 të plagosur”, u shpreh ambasadori.
Gjithashtu Yilmaz njoftoi se ambasada është në kontakt të afërm me autoritetet në Turqi dhe Somali, duke shtuar se janë duke e vlerësuar kërkesën e Somalisë për avion-ambulancë nga Turqia për të plagosurit.
Yılmaz potencoi se spitali Recep Tayyip Erdoğan ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i trajtuar të plagosurit, ndërsa thekson se numri i viktimave nga shpërthimi mund të tejkalojë shifrën 100.