AKTUALITET, 29 Dhjetor 2019, 08:30

Rubik, autovetura përplaset me autobusin, një i vdekur e tetë të plagosur

Rubik, autovetura përplaset me autobusin, një i vdekur e tetë


Në qytetin e Rubikut, Mirditë është përplasur automjeti i një agjencie turistike me drejtues K.M., me automjetin tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” shtetasi L.C si dhe kanë marrë dëmtime tetë shtetas që ndodheshin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin K.M., të cilët janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Foto ilustruese)