AKTUALITET, 29 Dhjetor 2019, 10:51

Sulmohet shtëpia hebraike në Nju Jork, pesë persona goditen me thikë

Sulmohet shtëpia hebraike në Nju Jork, pesë persona goditen me


Të paktën pesë persona janë qëlluar me thikë në shtëpinë e një rabini në shtetin New Yorkut, thotë policia.

Shtëpia në Monsey, në veri të New York City, ishte duke kremtuar një festë fetare kur sulmuesi hyri brenda.

I dyshuari iku, por më vonë u mor në paraburgim, tha policia. Motivi nuk ishte i qartë menjëherë.Njëri nga viktimat u plagos me thikë të paktën gjashtë herë.

“Shtëpia kishte dhjetëra njerëz”, tha Yossi Gestetner, bashkëthemelues i OJPAC për rajonin e Hudson Valley, për New York Times.

Aron Kohn, 65 vjeç, në atë kohë ishte në shtëpinë e rabinit. Ai i tha gazetës: “Po lutesha për jetën time. Ai filloi të sulmonte njerëzit menjëherë sapo hyri në derë. Ne nuk kishim kohë të reagonim fare.”

Sulmi erdhi një ditë pasi policia e qytetit të Nju Jorkut tha se oficerët po rrisnin patrullimet në rrethet hebraike pas kërcënimeve dhe sulmeve antisemitike.