TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme një 27 vjeçar, banues në Bulqizë, ka rënë në prangat e policisë, për shkak se në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se kanë vjedhur rreth 50 kilogram lëndë djegëse dhe një bateri gjeneratori.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë/Informacion
Bie në prangat e policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për Vjedhje.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
– L. L., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (në kërkim), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.