TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm një 43-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kërcënuar me thikë bashkëshorten e tij.
I arrestuari është shtetasi me iniciale Y. D., 43 vjeç, banues në Vlorë.
“Arrestimi i tij u bë pasi në datë 28.11.2020, ka kanosur me mjet të mprehtë thikë si dhe ka ushtruar dhunë fizike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij”, njofton ndër të tjera policia.
Po ashtu është arrestuar edhe një 18-vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar makinën tip “Honda” pa leje drejtimi.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin P. K., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin e markës “Honda” pa leje drejtimi”.
Për të dyja rastet materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.