AKTUALITET, 29 Nëntor 2020, 12:10

Përplasja me armë, sot do të dalin para gjykatës Elvis Çaushllari e dy të arrestuarit e tjerë

Përplasja me armë, sot do të dalin para gjykatës Elvis

Sot do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë Ervis Çaushllari dhe dy 21-vjeçarët Feliks Filja e Ersi Cekani.

Ata janë arrestuar pas një konflikti që ndodhi në qytetin e Elbasanit ku i plagosur mbeti Çaushllari. Konflikti dyshohet se ndodhi gjatë momentit që “Vis korçari” po provonte një makinë për ta blerë.

Policia njoftoi se pas të shtënave, ku ai mori një plumb në shpatull, Çaushllari braktisi mjetin duke shkuar për t’u kuruar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kurse Feliks Filja dhe Ersi Cekani dyshohet se ishin pjesë e grupit që shkëmbeu zjarr në mes të qyetit.

Cekani u arrestua nga policia për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.