AKTUALITET, 29 Nëntor 2020, 09:26

EMRI/ Koronavirusi i merr jetën policit nga Elbasani

EMRI/ Koronavirusi i merr jetën policit nga Elbasani

Një efektiv i policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit ka humbur betejën me Covid 19.

“News 24” raporton se Inspektor Banush Ferhati, 57 vjeç mëngjesin e kësaj të diele ndërroi jetë në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku ishte shtruar në mesjavë.

Ferhati ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte 23 vite punë në polici.