AKTUALITET, 29 Nëntor 2020, 10:44

76-vjetori i Çlirimit bashkon Metën me krerët e PS, homazhe tek “Dëshmorët e Kombit”

76-vjetori i Çlirimit bashkon Metën me krerët e PS, homazhe tek

76 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta me figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste.

Në homazhet tek “Varrezat e Dëshmorëve”, mori pjesë Edi Rama, Gramoz Ruçi, Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Olta Xhaçka.

Kreu i shtetit, kryeministri, kryetari i Kuvendit, kryetari i Bashkisë dhe dy ministrat u bënë bashkë në homazhet tek varrezat e dëshmorëve, ku vunë kurora për kujtimin e tyre.

Edhe ditën e djeshme, me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit dhe Monumentin e Pavarësisë, u bënë bashkë Presidenti Ilir Meta, Kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të lartë.