AKTUALITET, 29 Nëntor 2020, 11:25

Dyshohet për dhunë psikologjike ndaj nënës, sherr mes të rinjve, arrestohen katër persona në Tiranë

Dyshohet për dhunë psikologjike ndaj nënës, sherr mes

Katër persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Njoftohet se në pranga janë vënë 25-vjeçari T.K., dhe 27-vjeçari A.R., pasi në rrugën “Qamil Guranjaku”, gjatë një konflikti, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Po ashtu, është arrestuar edhe një 32-vjeçar pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës. Kjo e fundit e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje nënën e B.K., ndaj të cilit ai kishte ushtruar dhunë psikologjike.

Kurse, Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të F.M., 44 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.