TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi vazhdon të prekë botën e futbollit. I fundit që është infektuar nga COVID-19 është Mirlind Kryeziu, qendërmbrojtësi i Kosovës. 23-vjeçari është pjesë e Zurich në Super League e Zvicrës dhe klubi helvet ka bërë publik lajmin me një postin në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Lojtari dardan ka kryer menjëherë testet sapo ka ndjerë simptomat e para dhe tani ka nisur karantinën në shtëpinë e tij. Ky është rasti i parë që infektohet një lojtar në futbollin zviceran.
https://www.facebook.com/fcz.ch/posts/3296923843704466
Kryeziu ka shënuar një gol në 19 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me skuadrën e parë, teksa është aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës (U16-U20). Në fund zgjodhi të përfaqësonte Kosovën, por debutimi zyrtar nuk ka ndodhur akoma.