AKTUALITET, 13 Nëntor 2020, 16:15

Dy edukatore me koronavirus, mbyllet Qendra e Zhvillimit Rajonal në Berat

Dy edukatore me koronavirus, mbyllet Qendra e Zhvillimit Rajonal në Berat

Dy edukatore te Qendra e Zhvillimit Rajonal në Berat janë infektaur me koronavirus. Pas konfirmimit të edukatoreve me Covid-19, testit i janë nënshtruar edhe gjashtë kujdestare të tjera dhe 12 fëmijë.

Mësohet se tashmë qendra është mbyllur ndërkohë të gjithë kujdesatret dhe nxënësit e tjerë janë futur në izolim.

Berati është një nga vendet më të prekura me koronavirus, ku deri më tani kanë humbur jetën nëntë persona, ndërkohë janë infektuar 383 të tjerë.

Në të gjithë Shqipërinë, që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë regjistruar 596 viktima dhe 26,211 të infektuar.