TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, i ftuar në emisionin Skaner në MCN TV, thotë se heqja e pasaportave diplomatike nga qeveria nuk është normale.
Duka thotë se pajisja e futbollistëve në 2016 ka qenë një gjest për t'i vlerësuar ata dhe nuk ka kuptim që tani të hiqen.
“Nuk më pëlqen të diskutoj për pasaportat sepse nuk është çështje sportive.
Nuk është normale, ashtu siç nuk e di a ishte normale ndoshta që ekipi të pajisej me pasaporta diplomatike në 2016.
Ai ka qenë një gjest diplomatik, për t'iu thënë atyre që ju jeni ambasadorët më të mirë. Se si do të vijojnë ambasadorët tonë pa pasaporta nuk e di,”-u shpreh Duka.