TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pavarësisht rezultatit të thellë në takimin e parë, një interes të vecantë në ditën e sotme kishte edhe takimi mes Mançester Sitit dhe Bazelit.
Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren e anglezëve në transfertë në shifrat 0-4, duke mbyllur çdo histori brenda 90 minutave. Sa i përket ndeshjes të kthimit në Angli, trajneri i Bazelit duhet të bënte pa Xhakën, që mungonte për shkak kartonash.
Goli i parë i takimit ka ardhur që në minutën e 7, teksa Jesus ka shtyrë drejt rrjetës pasimin e dhuruar nga Silva. Por avantazhi i vendasëve ka zgjatur vetëm 10 minuta, pasi në një moment pakujdesie, Elionusi ka rikthyer baraspeshën në këtë takim.
Në pjesën e dytë janë miqtë ata që do të gjejnë golin e avantazhit, teksa Bazeli do të shënojë golin e dytë me anë të Lang. Këtu do të mbyllet edhe historia e takimit, teksa Bazeli ka fituar në fushën e Sitit me rezultatin 1-2.