AKTUALITET, 18 Nëntor 2018, 08:57

Drejtonte makinën i dehur, prangoset 43 vjeçari/ VIDEO

Drejtonte makinën i dehur, prangoset 43 vjeçari/ VIDEO

Policia Rrugore ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë 43 vjecarin me iniciale N.D., pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pas kontrollit me drager shoferi rezultoi me masën e alkoolit në gjak, 0.9 mg/l, çka ka bërë që ai të arrestohet dhe të kalojë për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore ka përsëritur edhe njëherë apelin që të mos drejtohet mjeti në gjendje të dehur, pasi ka pasoja për vetë drejtuesin e mjetit dhe të tjerë që mund të bien viktima të aksidenteve të mundshme.TPZ.AL