AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 20:31

Basha reagon pas masakrës në Mat: Tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit

Basha reagon pas masakrës në Mat: Tjetër dëshmi e

Lulzim Basha reagoi ndaj masakrës me tre të vdekur ditën e sotme në Mat duke thënë se kjo ngjarje është një tjetër dëshmi e degradimit total të shtetit.

Basha ngushëllon në Facebook familjet e tre të vrarëve, Mentor Hoxhës, Hamit Buçit, dhe Erzen Alijës.

Masakra në Mat, ky është personi që ekzekutoi tre vetë me automatik (FOTO)

POSTIMI:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.

Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen.

Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.