AKTUALITET, 23 Prill 2020, 09:31

Dorëhiqet kreu i komanduar i Bashkisë Durrës, kjo është arsyeja

Kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen nga posti.

News 24 raporton se Varfaj ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore.

Varfaj ishte kryetar i komanduar i Bashkisë së dytë më të madhe në vend, pas dorëheqjes së kryetares që erdhi nga zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të shkuar.

Valbona Sako u largua pas krizës së tërmetit dhe shkak u bë një deklaratë e saj në media e cila u kritikua shumë nga opinioni për pamaturi.