TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte në emisionin "Opinion", ka ka shpjeguar përse vendosi të dekretojë ndryshimet e mazhorancës në Kodin Penal.
Meta u shpreh se ndryshimet ligjore janë përmirësuar me ndërhyrjen e disa institucioneve dhe ishin të nevojshme, për shkak të një boshllëku në Kodin Penal, sa i përket rasteve të pandemisë.
Presidenti tha se përballë tij kishte dy opsione, ose të mos dekretonte versionin e parë dhe mazhoranca ta kalonte sërish atë, ose të ndërhynte për të përmirësuar ndryshimet në Kodin Penal, në mënyrë që ato të ishin proporcionale.
"Unë kisha dy mundësi, t'i ktheja dhe Kuvendi ti miratonte sërish. Do të ishte një deformim dhe një rrezik shumë i madh në raport me arbitraritetin e sjelljes ndaj qytetarëve. Ndryshimet e bëra respektojnë parimet e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit", tha Meta.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Mos ka qenë më e ekzagjëruar kjo mbyllja e shqiptarëve?
Ilir Meta: Nuk mendoj se ka qenë e ekzagjëruar, sepse jemi fqinj i Italisë, vendi me të cilin kemi marrëdhëniet më të ngushta. Mos harrojmë që Italia ishte një nga viktimat kryesore të kësaj pandemie. Ne e kemi përjetuar këtë shumë, mjafton të kemi në konsideratë, ndërprerjen e këtyre lidhjeve, transportit, për të kuptuar që këto kufizime kanë qenë domosdoshmëri, por tani është koha si vendet e tjera, të shohim si do të dalim hap pas hapi, pa cënuar masat e sigurisë.
Blendi Fevziu: Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përse duhet të shkojmë ne dy muaj në avancë?
Ilir Meta: Mendoj se shtyrje mund të ishtë bërë me një afat 30 ditor, por duhet të vlerësoj argumentat, për të mbajtur një qëndrim zyrtar.
Blendi Fevziu: Pati disa ndryshime në Kodin Penal, në fillim ishit kundër, negociuat, u gjet zgjidhje por sërish duket e ekzagjëruar.
Ilir Meta: Së pari duhet të kemi parasysh që kishte boshllëk në Kodin Penal për situtata të tilla. Nuk duhet të harrojmë, që ka një dallim, një përmbysje, nga propozimet tek ndryshimet. Këto ndryshime, u realizuan si pasojë e një bashkëpunimi dhe reagimi nga Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Blendi Fevziu: Jeni të kënaqur me këto ndryshime?
Ilir Meta: Nuk bëhet fjalë për kënaqësi. Unë kisha dy mundësi, t'i ktheja dhe Kuvendi ti miratonte. Do të ishte një deformim dhe një rrezik shumë i madh në raport me arbitraritetin e sjelljes ndaj qytetarëve. Ndryshimet e bëra respektojnë parimet e sigurisë juridike dhe proporcionalitetit. Spekulimet, sikur çdo njeri që thyen karantinën do të dënohet me burg, janë keqkuptime të stisura, nga konfuzioni që krijuan propozimet e para. Dënimi maksimal është 8 vjet për ata që e përhapin me dashje virusin.
Këto ndryshime u votuan nga ky Kuvend, që ka ato problemet e veta, por mos të harrojmë se ishin produkt i një bashkëpunimi, i mendimit të dhënë nga shumë institucione. Unë ju drejtova kryetarit të Kuvendit, disa orë përpara se të votohej.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2020/04/22/a-ka-nje-periudhe-dashurie-mes-rames-dhe-metes-ja-si-pergjigjet-presidenti-i-republikes/