AKTUALITET, 22 Prill 2020, 22:49

Rritet numri i të infektuarve në Krujë, konfirmohen shtatë raste të reja

Rritet numri i të infektuarve në Krujë, konfirmohen shtatë


Shtatë raste të reja me kononavirus janë konfimuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Krujë duke e çuar në 65 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se 6 nga rastet e fundit me koronavirus në Krujë jane punonjëse në një fasoneri. Ndërsa rasti tjetër  e ka marre infeksionin nga familjari që ndodhet i shtruar tek spitali Infektiv në Tiranë.

Në raportimin e sotëm, ministria e Shëndetsisë sot ka konfirmuar 18 raste të reja me koronavirus në këtë qytet, ku të gjithë të infektuarit e kanë marrë virusin nga vatra kryesore e infeksionit në vend që është fasoneria e prodhimit të këpucëve.

Ndërkohë deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar pozitive 634 raste dhe 27 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi.