TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Kuvendit, Adriatik Alimadhi, është shëruar nga COVID-19, por mesa duket gjendja e tij shëndetësore vijon që të jetë serioze. Në një lidhje me “Repolitix”, shefja e shërbimit të Pneumologjisë, Silva Bala tha se mushkëritë e tij janë të dëmtuara dhe kanë nevojë të vazhdueshme për furnizim me oksigjen.
Mjekja Bala shtoi se, pacientët me koronavirus zakonisht vuajnë nga mushkëritë, organ të cilit i duhet kohë që të rikupetohet plotësisht.
“Dje kam pritur edhe deputetin Alimadhi. Ai është shëruar nga covid por problemet e mushkërive mbetet serioze si pasojë e komplikacionit nga covid-19. Alimadhi është në trajtim me oksigjen me presione të larta dhe ka nevojë të vazhdueshme që mushkëria e tij të trajtohet me oksigjen, por nuk është i intubuar,”- tha Bala