AKTUALITET, 22 Prill 2020, 23:34

Kosova me 604 të prekur nga koronavirusi, 36 punonjës shëndetësorë të infektuar

Kosova me 604 të prekur nga koronavirusi, 36 punonjës

Në Kosovë 36 punonjës shëndetësorë janë të infektuar më koronavirus, që nga shpërthimi i epidemisë muajin e kaluar.

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për numrin e punonjësve shëndetësorë të prekur me koronavirus.

Sipas këtyre të dhënave, 16 infermierë dhe 14 mjekë në institucionet shëndetësore, 4 mjekë dhe 2 infermierë jashtë institucioneve shëndetësore, një farmacist dhe një teknik i farmacisë, janë infektuar me koronavirusin e ri.

Kosova deri më tash ka regjistruar 604 raste të të infektuarve me koronavirus; prej tyre 18 kanë vdekur, 128 janë shëruar.