TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I pyetur në Çim Peka Live në Syri Tv se përse LDK nuk mandaton Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre, ndërkohë që në emër të saj i ka marrë votat në zgjedhje, kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, nuk e mohoi një mundësi të tillë.
‘Kuvendi duhet të marrë një vendim për formimin e një qeverie, ndryshe duhet t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetutës. Vjosa Osmani momentalisht është kryetare e Kuvendit dhe është kandidate potenciale. Nesër do të marrim një vendim nga Presidenti dhe do të vendosim dhe nuk përjashtohet edhe emri i zonjës Osmani.
Nuk ka ndonjë farë konspiracioni ndaj zonjës Osmani, Ne pretendojmë të krijojmë një qeveri pa PDK dhe VV që nuk do të jetë e lehtë.’