TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i cilësoi skandaloze termat seksual që përdor kryeministri Rama në parlament. Në studion e "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, Spahiu tha se Rama e harron që është në parlament, pasi ai me atë gjuhë flet kur është me miqtë e tij.
Spahiu: Kryeministri e ka lëshuar atë fjalë duke harruar që është në parlament. Ai ka kujtuar se po flet me miqtë e tij. Pasi kur është me shokët ai flet në atë formë.
Deputeti i LSI-së, shtoi se është i lumtur që është në opozitë pasi kështu kuptohet se kush e shkatërron ekonomike, ndërsa deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi iu përgjigj duke theksuar se do të bënin gjithçka për të këtë çështje.
Spahiu: Ku ikën taksa e qarkullimit? Ku e ka çuar ministri i Financave? E ka çuar në abuzime që nuk sjellin të ardhura. Ne jemi shumë të lumtur që jemi në opozitë, na e thonë edhe miq, që nuk ka qenë LSI-ja pengesa e ideve që nuk të çojnë askund. Një ministër Financash iku për TVSH-në. LSI thotë 5% e GDP-së bujqësi, 5% në arsim./TPZ.AL/