AKTUALITET, 15 Prill 2020, 09:29

VIDEO/ Bënte ‘kërdinë’ me grabitje në Greqi, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

VIDEO/ Bënte ‘kërdinë’ me grabitje në Greqi,


Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke në Maroussi të Athinës, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje të përsëritura. Në kërkim policor u shpall bashkëpunëtori i tij në krim.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë grabitur ndër të tjera edhe një çift, duke iu marrë çantën që kishin me vete me para. Çifti njoftoi policinë, që ka bërë edhe arrestimin e shqiptarit, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorit, të cilën e shpallën në kërkim, raportojnë mediat greke.

I riu nga Shqipëria ka bërë rezistencë në kohën që është prangosur. Në vendin e grabitjes u gjet dhe u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë me gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon.

Gjatë hetimeve të policisë, ka rezultuar se 35-vjecari dhe bashkëpunëtori i tij kanë bërë vjedhje sistematike në zonën e Atikës në Athinë.

Hetimet kanë dalë në përfundimin se ata kanë kryer gjithsej nëntë grabitje dhe një vjedhje makine. Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Athinës.