TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Xhelal Mziu vijon ta cilësojë Bashkinë e Kamzës pronë të veten. Ose, të partisë Demokratike, forcës politike nga e cila u zgjodh. Pasi leu muret e zyrës me blu dhe vendosi dekoret po me ngjyrën e flamurit të PD-së, Mziu vijon të mobilojë bashkinë po me orendi me ngjyrë blu.
Tpz.al ka mësuar se Bashkia e Kamzës ka bërë një tender në fillim të muajit shtator me vlerë të vogël dhe me fond limit rreth 1 milionë lekë të vjetra. Bashkia kërkonte moblieri për sallën e mbledhjeve, ndërsa nga specifikimet teknike të këtij tenderi vihet re se Meziu kërkon 1 kolltuk me veshje tapiceri lëkure me ngjyrë blu. Ndërkohë, kërkon 6 copë karrige për sallën, po me veshje me tapiceri me ngjyrë blu.
Tashmë, pasi kompletoi mobilimin e zyrës dhe sallës ku bën mbledhje, radha do t’u vijë edhe ambienteve të tjera të brendshme. Me këtë ritëm, Mziu për pak muaj, do të lyejë të gjithë bashkinë me ngjyrën blu, ngjyrën e flamurit të PD-së. /TPZ.AL/