TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Abuzimi me pushtetin nuk njeh kufij! Pushtetarët, pasi vunë pasuri të madhe, fituan prona publike, blenë vila në zonat urbane dhe bregdetare, tashmë mendojnë për kushtet e punës. Nëse çdokush prej nesh është zgjuar e ngrysur duke dëgjuar “hajde ujë Selite!”, krejt e kundërta ndodh me punonjësit shtetërorë. Ata, të cilët duhet të punojnë që t’u sigurojnë qytetarëve të thjeshtë ujë të pijshëm 24 orë.
Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik ku kërkon “blerje ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë për vitin 2018”. Nga muaji shtator, e deri në muajin dhjetor, bashkia do të shpenzojë plot 14 milionë lekë për ujë të pijshëm për punonjësit.
Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili vjen menjëherë pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve të Tiranës, të cilët mbetën për javë me radhë pa ujë! E theksojmë pa ujë, pasi uji i pijshëm në Tiranë është një “mollë e ndaluar”. Vetëm 5 përqind e kryeqytetit ka ujë të pijshëm në rubinetat e çesmave, pasi pjesa tjetër, edhe ai që u vjen, nuk është as për të larë. Madje, qindra pallate kanë ujë të pijshëm nga puset që kanë shpuar, por e paguajnë njësoj faturën, madje edhe me disa taksa të vendosura nga pas.
Por, bashkia vijon neglizhencën, teksa trumbeton me të madhe rregullimin e disa rrugëve sekondare, apo edhe vijat e bardha 3D. Në dokumentet që disponon Tpz.al thuhet se kjo shumë, pra 14 milionë lekë, që me TVSH shkojnë deri në 17 milionë, është siguruar nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Pra, nga taksat e qytetarëve, të cilët, krahas pagesës së faturës së ujit të papijshëm, blerjes së ujit të pijshëm në dyqane, u duhet të paguajnë edhe ujin e pijshëm të punonjësve të bashkisë.
Në dokumente vihet re se bashkia nuk ka preferuar që të bëjë garë në tender për ujin e punonjësve, por e lidhi kontratën direkte me një operator privat. Edhe në këtë rast, barra vijon të bjerë mbi qytetarët, taksat e të cilëve janë dhjetëfishuar gjatë kohës që bashkia po drejtohet nga Lali Eri!
/TPZ.AL/
Dokumenti i tenderit
